Ushtroi dhunë fizike ndaj nënës së saj, arrestohet 25-vjeçarja në Sarandë

Një 25 vjeçare është arrestuar nga polica e Sarandës pasi ka ushtuar dhunë fizike ndaj nënës së saj.

Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasja R. H, 25 vjeçe, banuese në Sarandë.

Ajo akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje.”

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.