Mishi, lavanderia dhe uniformat e policisë, tre tenderat me shkelje në Ministrinë e Brendshme në hetim nga SPAK

Tenderi për uniformat e policisë së shtetit që çoi në pranga 9 zyrtarë e ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme ka qenë i treti në radhë në hetim nga SPAK brenda pak muajve.

Sipas dosjes së SPAK të siguruar për Ora News nga gazetarët Elton Qyno dhe Keti Banushi, procedimi i parë penal u regjistrua me 23 qershor 2020 për tenderin e mishit pas kallëzimit të subjektit që u skualifikua nga gara.

Një muaj më pas këtij kallëzimi penal do ti ti bashkangjitej tenderi për lavanderinë. Edhe këtu kallëzimi u bë nga shoqëria private që u skualifikua.

Më pas në shtator, SPAK do ti drejtoheshin deputetët e opozitës Murrizi dhe Valteri në lidhje me tenderin e unifirmave të policisë.

Si nisi hetimi

SPAK mbi bazën e akteve të referuara nga drejtoria vendore e policisë Tiranë me 25.06.2020 ka regjistruar procedim penal për veprën penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike".

Në datë 23.06.2021 nga organi procedues u disponua për regjistrimin si persona që ju atribohet vepra penale emrat e shtetasve Edlira Naqellari, Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Klevis Hasani, Aurora Mulla, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Gezim Mingaj, të dyshuar për veprën penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim.

Tenderin e mishit e fitoi shoqëria pa adresë, e konfirmuar dhe nga AKU

Në datë 17.06.2020, shtetasi Argen Daci, administrator i shoqërisë "Daci-Al" ka bërë kallëzim penal te Shërbimet e Policisë Gjyqësore të drejtorisë vendore të Policisë Tiranë ku rezulton se shoqëria e tij e regjistruar në QKB si person fizik "Argen Daci" me NIPT L01914003T ushtron aktivitetin tregtar në fushën e thjerjes, prodhimit, përpunimit dhe tregtimit të mishit të freskët.

Nga ana e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara është ndjekur procedura e prokurimit për dy raste.

-Blerje mish dhe nënprodukte të tij, qarku Tiranë, fondi limit 30.846.736 lekë pa TVSH

-Blerje mish dhe nënprodukte të tij, qarku Tiranë, fondi limit 5.030.037 lekë pa TVSH

Këto prokurime i ka fituar shoqëria "4S" shpk me NIPT L64425401K e cila nuk ushtron aktivitetin e saj në adresën ku është licensuar për tregtimin e mishit, fakt i konfirmuar edhe nga Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Korçë, e cila ka deklaruar se "4S" është futur në planin vjetor për inspektim për licencën me NrLN-3823-09-2017 por që nga momenti i dhënies  së kësaj licence cdo insoektim i programuar sipas riskut, 2 herë në vit, nuk është realizuar pasi subjekti nuk është konstatuar asnjëherë hapur, fakt i konfirmuar dhe me telefon nga administratori i kësaj shoqërie në drejtim të AKU-së Korçë i cili ka deklaruar se nuk ka filluar akoma ushtrimin e aktivitetit. Pra ka rezultuar subjekti fitues i këtij prokurimi "4S" shpk nuk zhvillon aktivitet në adresën Korçë, ku ka ende aktive licencën e dorëzuar si plotësim të njërit prej kritereve të këtij prokurimi.

Po ashtu, edhe vetëdeklarimi që "4S" ka bërë për kontrollin e fundit të AKU është fiktiv pasi kjo e fundit është shprehur se nuk e ka inspektuar asnjëherë subjektin që nga dhënia e licencës.

Tenderi për lavanderinë

SPAK mbi bazën e kallëzimit të bërë nga shoqëria BOE "Sanitary Cleaning" sh.p.k& Servizi Italia S.P.A me datë 07.07.2020 ka nisur procedim penal për veprën penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike".

Nga aktet rezulton se BOE "Sanitary Cleaning" sh.p.k& Servizi Italia S.P.A ka marrë pjesë në oprocedurën e prokurimit të zhvilluar nga Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara (ABP) me datë 03.09.2019 me objekt: "Për shërbimin e lavanderisë dhe hotelerisë për pacientët e hospitalizuar në pavionet e QSUT me fond limit  1./117.059801 lekë pa TVSH (rreth 9.200.000 euro) për 4 vjet.

Pas skualifikimit të kësaj shoqërie në këtë tender me 18.09.2019, njoftim  të cilin e ka marrë në Sistemin e Prokurimeve Elektronike për vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave e cila është skualifikuar për disa shkaqe të paraqitura dhe të njoftuara në drejtim të kësaj shoqërie të skualifikuar.

Pas ankimit të bërë në Komisionin e Shqyrtimit të Ankesave pranë ABP ky Komision ka rrëzuar ankimin e shoqërisë duke i kthyer përgjigje për këtë vendim me 02.10.2019. Më pas nga kjo shoqëri në dartë 11.10.2019 është bërë ankim te Komisioni i Prokurimit Publik i cili me vendimin e datës 10.01.2020 ka pranuar ankimin duke vendosur se duhet që të kualifikohet për këtë tender shoqëria BOE "Sanitary Cleaning" sh.p.k& Servizi Italia S.P.A.

Po ashtu rezulton se Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave pranë ABP-së ka marrë në shqyrtim edhe ankesën e shoqërisë tjetër pjesëmarrëse në këtë tender "AGS", ankim i paraqitur me 20.09.2019 për të cilin e ka pranuar ankimin me 30.09.2019, duke e kualifikuar atë.

Në zbatim të vendimit të KSHA pranë ABP të datë 30.09.2019 për kualifikimin e "AGS" dhe të venduimit të Komisionit të Prokurimit Publik të datës 10.01.2020 me datë 14.01.2020 nga ana e ABP është bërë rivlerësimi në sistemin e Prokurimit Elektronik duke renditur fitues shoqërinë se BOE "Sanitary Cleaning" sh.p.k& Servizi Italia S.P.A.

Pas këtij momenti, pas komunikimeve që ka patur ABP ME  shoqërinë se BOE "Sanitary Cleaning" sh.p.k& Servizi Italia S.P.A me datë 20.02.2020, njoftim i dërguar dhe në adresën e emailit të kësaj shoqërie është njoftuar kjo shoqëri se nga ana e ABP po verifikohej ankimi i bërë nga shoqëria e renditur e dyta në këtë tender 'AGS" sh.p.k, e cila rezulton të kishte bërë një ankesë me pretendimin se një nga administratorët e shoqërisë "Sanitary Cleaning" sh.p.k është i dënuar nga gjykata italiane dhe se nga ana e ABP ishte pezulluar procedura e këtij tenderi deri në komirmim të kësaj ankese. Ky pretendim po verifikohej përmes Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë.

Me datë 09.03.2020 shoqëria "Sanitary Cleaning" sh.p.k ka paraqitur pranë ABP dëshminë e penalitetit të lëshuar nga autoritetet italiane për shtetasit italianë Luigi Innocenti dhe Fatos Deliu, administratorët që kanë lidhje rezidenciale në shtetin italiane, dokumentacion i paraqitur në formën e kërkuar nga ligji, të apostiluara dhe me përkthim të noterizuar në gjuhën shqipe, të njëhsuara me origjinalin.

Në vijim të veprimeve administrative në lidhje me procedurën e këtij prokurimi me datë 30.06.2020 shoqëria BOE "Sanitary Cleaning" sh.p.k& Servizi Italia S.P.A. është njoftuar përmes SPE për rivlerësim tjetër të ofertave duke e skualifikuar këtë shoqëri në zbatim të Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave datë 20.06.2020 duke kualifikuar si fitues tenderi shoqërinë "AGS" sh.p.k kësaj here me arsyetimin se "anëtari i bashkimit të operatorëve ekonomik Servizi Italia S.P.A ka dorëzuar dokumentacionin ekstrakt i regjistrit tregtar, ku rezulton se shtetasi Enea Righi kryen detyrën e administratorit të deleguar të shoqërisë me kompetenca të kufizuara dhe në seksionin e kompetencave përcaktohet ndër të tjera se Enea Righi ka të drejtën e përfaqësimit ligjor të shoqërisë me përjashtim të pjesëmarrjes së shoqërisë Servizi Italia S.P.A në bashkime të përkohshme të shoqërisë. Nga verifikimi i marrëveshjes së bashkimit të përkohshëm të shoqërive dhe prokurës së posaçme të paraqitura si pjesë e ofertës rezulton se të dy dokumentet janë nënshkruar nga Enea Righi për anëtarin e bashkimit të operatorëve ekonomikë, shoqërinë Servizi Italia S.P.A.

Për sa më sipër rezulton se Righi ka nënshkruar marrëveshjen e bashkimit të përkohshëm të shoqërive dhe prokurën e posaçme në emër të shoqërisë Servizi Italia S.P.A, përtej tagrave të përfaqësimit për ti kryer këto veprime juridike referuar kompetencave të dhëna nga shoqëria Servizi Italia S.P.A, të përcaktuara në ekstraktin tregtar. Në këtë aspekt Enea Righi, në cilësinë e administratorit të deleguar me kompetenca të kufizuara përfaqësimi të shoqërisë Servizi Italia S.P.A nuk ka qenë i legjitimuar të përfaqësojë dhe të nënshkruajë në emër të shoqërisë Servizi Italia S.P.A për pjesëmarrje në bashkime të përkohshme me shoqëri të tjera. Për rrjedhim, dokumentacioni i paraqituri hartuar përpara noterit konsiderohen të pavlefshme. Për pasojë marrëveshja e bashkimit të përkohshëm të shoqërive, prokura e posaçme si dhe oferta e paraqitur në proceduirën e prokurimit konsiderohet se nuk i plotësojnë kushtet e përcaktuara të VKM".

Ndërkohë që kallëzuesi ka paraqitur përcaktimin e "ekstraktit të  shoqërisë Servizi Italia" në këtë version origjinal: "Përfaqësuesi ligjor i shoqërisë kundrejt të tretëve dhe në gjykim si dhe e drejta e firmës për shoqërinë në kuadrin e të drejtave të dhëna dhe në kufijtë e kompetencave të parashikuara nga statuti i shoqërisë. Kompetenca për të ushtruar të gjitha të drejtat që i takojnë Këshillit Drejtues sipas ligjit dhe në bazë të statutit për kryerjen e të gjitha akteve të administrimit të zakonshëm dhe të jashtëzakonshëm, me përjashtim, përveçse kur është e delegueshme në bazë të nenit 2381 të Kodit Civil. Të veprimeve të blerjes dhe shitjes apo sidoqoftë të akteve të disponimit , ndër të cilat, sa për shembull dhe jo shterues, krijimin e uzufruktit, të pengut dhe vendosjen e hipotekës), të pasurive të paluajtshme, pjesmarrjes në shoqëri të tjera, ndërmarrje dhe degë ndërmarrjesh (me përjashtim të shoqërive pjesë konsorciumi, konsorciumeve të përkohshme të shoqërive).

Duke qenë se po hetoheshin shkeljet e të njëjtëve personave përgjegjës të Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara me 07.07.2020 është vendosur bashkimi i procedimit penale nr 174 i vitit 2020 me atë 185 po të 2020 në një procedim të vetëm me nr 174 të 2020 për veprën penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike."

Denoncimi i deputetëve për uniformate policisë dhe këpucët

SPAK mbi bazën e kallëzimit penal të bërë nga disa deputetë të Kuvendit të Shqipërisë me datë 03.09.2020 ka regjistruar procedimin penal nr.2017 për veprën penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike."

Deputetët kanë paraqitur kallëzim në SPAK për shkeljet ligjore në procedurën e prokurimit të zhvilluar në Agjencinë e Blerjeve të Përqëndruara në Ministrinë e Brendshme me objekt "Blerje dhe shpërndarje të uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit për 4 vjet me fond limit 2.800.347.570 lekë zhvilluar me datë 11.05.2020 ku ëhstë shpallur fitues bashkimi i operatorëve BOE "D&E" sh.p.k+ "SUMMER CONF"S.r.I"+ "LOVERS S.RL."+ "YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN TIC AS A.VEDAT YAKUPOGLU".

Duke qenë se po hetohej për veprime të kundërligjshme të kryer nga të njëjtët subjekte në kuadër të hetimit të procedimit penal nr 174 të vitit 2020 dhe nr 2017 të vitit 2020 me datë 12.09.2020 është vendosur bashkimi i këtyre dy procedimeve penale në një të vetëm me nr 174 të vitit 2020.

Rrethanat e çëshjes

Në lidhje me hetimin për procedurën e prokurorimin të zhvilluar në Agjencinë e Blerjeve të Përqëndruara në Ministrinë e Brendshme me objekt "blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të policisë së shtetit" për 4 vjet me fond limit 2.800.345.570 lekë zhvilluar me datë 11.05.2020 sipas organit procedues kanë rezultuar rrethana fakti si më poshtë.

Autoriteti Kontraktor, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në datë 18.03.2019 i ëhstë drejtuar Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara pranë Ministrisë së Brendshme për realizimin e prokurimit "Blerje uniforma për Policinë e Shtetit" për vitet 2019-2023, për mbulimin e nevojave 5 vjeçare.

Për këtë prokurim Autoriteti Kontraktor ka dërguar në kohë të ndryshme të dhëna teknike, sasitë dhe përllogaritjen e fondit limit për "Blerje dhe shpërndarje të uniformave dhe këpucëve të policisë së shtetit". Bashkëlidhur kësaj praktike është dërguar dhe pasqyra e argumentimit të nevojave me uniformën e policisë dhe objekte të uniformës për vitet 2019-2023 e ndarë në gjatë Lote në vlerën e 2.610.530.642 lekë.

Vlera është përllogaritur nga grupi i punës i ngritur me urdhrin e Drejtorit të Departamentit për Shërbimet Mbështetëse në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit nr. 05, datë 22.01.2019 për "Krijimin e grupit të punës për përllogaritjen e findit limit për prokurimin e uniformës së punonjësve të Policisë së Shtetit 2019-2023", i përbërë nga anëtarët Gëzim Sala, specialisti i uniformave, Zenel Hyka, drejtues i uniformave armatimit dhe pajisjeve, Janaq Xhelili, drejtor i mbështetjes logjistike, Theodhori Gravani, drejtor i departamentit për shërbimet mbështetëse.

Kjo pasqyrë e argumentimit të nevojave për uniformën e policisë e ndarë në Lote me kërkesat për artikujt për vitet 2019-2023 është miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Në datë 29.05.2019, autoriteti kontraktr, drejtioria e përgjithshme e policisë së shtetit ka përgatitur dokumentacionin teknik për prokurimin e unifirmës së policuisë së shtetit për 4 vite, 2019-2020 dhe ka dërguar dokumemntacionin pranë Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara për realizimin e procedurës së prokurimi "Blerje e uniformave për Policinë e Shtetit për vitet 2019-2022".

Sipas dokumentacionit të administruar në praktikën e dërguar nga autoriteti kontraktor, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit me shkresën e mësipërme të datës 29.05.2019, rezulton se me urdhrin e drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit  nr.703 datë 18.07.2018, i janë deleguar kompetencat zëvendës/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe drejtorëve të departamemnteve për të nëshkruar dokumente që dalin nga drejtoria e përgjithshme e policisë së shtetit.

Me urdhrin e drejtorit të departamentit për shërbimet mbështetëse në drejtorine e përgjithshme të policisë nr.17 datë 16.05.2019 " Për krijimin e grupit të punës për për përllogaritjen e fondit limit për prokurimin e unifirmës së punonjësve të policisë së shtetit 2019-2023" është urdhëruar ngritja e grupit të punës për të realizuar llogaritjen e nevojave dhe fondit limit të procedurës së prokurimit "Blerje uniforme për punonjësit e policisë së shtetit 2019-2022" me anëtarë shtetasin Zenel Hyka me detyrë shef sektori, Vojsava Çopani me detyrë specialiste për uniformat, Marsida Gargaj me detyrë specialiste projektesh.

Me urdhrin 17/1 datë 17.05.2019 të drejtorit të departamentit për shërbimet mbështetëse në drejtorine e përgjithshme të policisë së shtetit "Për krijimin e grupit të punës, për hartimin e specifikimeve teknike për artikujt që janë ndryshuar dhe shtuar me VKM numër 287 datë 10.05.2019" është ngritur grupi i punës me anëtarë shtetasin Janaq Xhelili kryetar, drejtor i drejtorisë së mbështetjes logjistike, Zenel Hyka shef sektori në drejtorinë e mbrojtjes logjistike, Agron Çeli shef sektori në Drejtorinë e Rendit Publik dhe Aurora Mulla, specialiste për uniformat.

Në vijim nga grupi i punës së DPPSH, Vojsava Çopani, Zenel Hyka, Marsida Gargaj, është mbajtur pasqyra e testimit të çmimeve të tregut për efekt të llogaritjes së kontratës për procedurën "Blerje uniforme për policinë e shtetit" për vitet 2019-2020" dakordësuar nga drejtori i mbështetjes logjistike Janaq Xhelili, drejtori i departamentit për shërbimet mbështetëse Theodhori Gravani, miratuar nga drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit. Sipas kësaj pasqyre testimi tregu, rezulton se nga ana e autoritetit kontraktor ju ëhstë dërguar kërkesë 11 subjekteve që kanë aktivitet në këtë fushë duke pasqyruar ofertat e ofruara me çmimet për njësi sipas subjekteve që u janë përgjigjur ftesës së Autoritetit Kontraktor, çmime për njësi me TVSH sipas artikujve të uniformave të policisë së shtetit.

Në datë 15.03.2019 është protokolluar si dhe me datë 01.04.2019   u ëhstë dërguar kërkesë subjekteve të licensuara në këtë fushë, me qëllim llogaritjen e vlerëse së kontratës për uniformën për vitet 2019-2023, e ndarë në 6 lote, përgatitur nga grupi i punës i caktuar sipas urdhrit të 22 janarit 2019, shtetasit Gëzim Sala, Zenel Hyka dhe Marsida Gargaj, dakordësuar nga Janaq Xhelili, Theodhori Gravani, miratuar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Bashkëlidhur është dërguar pasqyra e përllogaritjes së vlerës së kontratës për uniformë policie,  stema, shenja dhe grada, për vitet 2019-2022, hartuar nga Vojsava Çopani, Zenel Hyka, dakordësuar nga Theodhori Gravani, Janaq Xhelili, miratuar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Në këtë pasqyrë janë përcaktuar nevojat e DPPSH për artikujt e uniformës së policisë së shtetit, për 10 uniforma, sasitë dhe vlera e tyre e ndarë në vitet 2019, 2020, 2021 dhe 2022 me një vlerë të përllogaritur prej 2.434.015.880 lekë pa TVSH.

Me emailin e datës 19  qershor 2019, titullari i organit qëndro blerës Adlira Naqellari u ka kërkuar përfaqësuesve të autoritet kontraktor, Gravani, Mulla, Xhelili dhe Hyjka rishikimin dhe përshtatjen e termave të referencës për këtë procedurë prokurimi si dhe duke vënë në dukje që BP është në pritje të dërgimit nga DPPSH të dokumentacionit teknik për prokurimin e këpucëve të policisë për 2019-2022, duke theksuar se prokurimi i unifirmave dhe këpucëve është dakordësuar të zhvillohet njëherësh në një procedurë prokurimi të ndarë në dy lote.

APB i ëhstë drejtuar me shkresë drejtorit të përgjithshëm të policisë me 01.07.2019.

Me 03.07.2019 drejtoria e përgjithshme ka dërguar dokumentacionin teknik për prokurimin e  e uniformës dhe këpucëve. Po kështu është dërguar dhe pasqyra e testimit të çmimeve të tregut, ku janë pasqyruar ofertat e ofruara me cmimet për njësi sipas subjekteve që u janë përgjigjur ftesës, ku janë përgjigjur 4 suvjekte.

Është dërguar dhe llogaritja e nevojave për këpucë, 9 lloje, në sasitë dhe vlerën e ndarë sipas vioteve 2019, 2020,2021, 2022, me përllogaritje të vlerës totale pre 655.168.560 lekë.

Me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të policisë është ngriotur grupi i punës me 8 anëtarë për caktimin e termave të referencës të "sistemit elektronik të shpërndarjes së uniformës" si dhe grupi me tre anëtarë për përcaktimin e fondit limit.

Njësia e prokurimit publik në MEMON e datës 22.07.2019 i është drejtuar titullarit blerës Naqellari se procedura do të ketë fond 2.800.347.570 lekë duke bashkuar tre objekte, 2.210.575.020 lekë për uniformat, 552.453.800 lekë për këpucët dhe 35.318.750 lekë  për sistemin elektronik të shpërndarjes së uniformave dhe këpucëve.

Me urdhrin e organit qëndror blerës, ABP me 22.07.2019 është urdhëruar kryerja e procedurës së prokurimit elektronik.