Mirditë/ 34 vjeçari humbi jetën pasi ra në kontakt me energjinë, arrestohet administratori i kompanisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Korrik 2021, 10:42
Një ditë më parë, 11 korrik gjatë punës ka rënë në kontakt me energjinë dhe ka humbur jetën një 34 vjeçar, në fshatin Sheshaj, Mirditë.
Në lidhje me këtë ngjarje policia e Mirditës ka vënë në pranga administratorin e një kompanie interneti, Fatjon Reçi 34 vjeç.
Sipas njoftimit të bluve, arrestimi i këtij shtetasi, me detyrë administrator në një kompani interneti u bë pasi, më datë 11.07.2021, në fshatin Sheshaj, Mirditë, shtetasi A. D., 34 vjeç, duke punuar për shtrimin e kabllorit për kompaninë, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë".
