Reformim në PD, Basha propozon ndryshime në statut, zgjeron kryesinë dhe sekretariatin

Këtë javë Partia Demokratike do të mbledhë Komisionin e Përhershëm Statutor, ku të enjten do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, ndërsa më 17 korrik, do të zhvillohet mbledhja e Kuvendit Kombëtar të PD-së.

Pas Fatbardh Kadillit, edhe Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka depozituar propozimet e tij për ndryshimet në statutin e PD-së.

Basha propozon 11 ndryshime duke përfshirë zgjerimin e Kryesisë me të tjerë anëtarë dhe shtimin e numrit të Sekretarëve.

Po ashtu, Basha propozon krijimin edhe të Këshillit Koordinues të Qarkut për organizimet elektorale.

Një tjetër propozim është edhe bashkimi në një komision të vetëm i Komisionit të Apelimit dhe Komisioni i Integritetit dhe Etikës, që do të merren me vlerësimin e kandidatëve dhe zbatimit te rregullave për dekriminalizimin.

Pas propozimeve të ardhura nga Kadilli dhe Basha, 9 anëtarët e Komisioni i Posaçëm Statutor do të bëjnë vlerësimin e propozimeve që pritet të miratohen më 17 korrik në Kuvendin Kombëtar.

Gazment Bardhi, Edi Paloka, Edmond Spaho, si dhe anëtarët Albana Vokshi, Grida Duma, Belind Këllici, Jorida Tabaku, Eno Bozdo dhe Enkelejd Alibeaj do të filtrojnë idetë më të mira, që do të miratohen nga Kryesia më 15 korrik dhe më pas do t’i përcillen për votim organit më të lartë të PD, Kuvendit Kombëtar që mblidhet të shtunën e ardhshme.

Propozimet e Bashës, për ndryshimet në statutin e PDSH-së:

1. Dekriminalizim i plotë i jetës politike dhe publike;

2. Zgjerim i demokracisë së brendshme edhe për përzgjedhjen e kandidatëve për pushtetin lokal;

3. Rikonceptim i Kryesisë dhe Seksionit, e cila do të përbëhet nga Kryetari, Sekretari dhe Nenkryetari i Seksionit;

4. Shtohet struktura vendore e partisë me Këshillin Koordinues të Qarkut, që drejtohet nga Drejtues Politik i Qarkut, që emërohet nga Kryetari i Partisë.

5. Zgjerim i Kryesisë së Degës së Partisë, ku do të përfshihen edhe anëtarët e Këshillit Kombetar të PDSH që kanë vendbanimin në Degë apo janë caktuar të mbulojne Degën

6. Anëtaret e Këshillit Kombëtar të organizohen në Departamente te Keshillit Kombëtar, që funksionojnë si strukture këshillimore e Kryesisë dhe kryetarit të PDSH-se\

7. Zgjerim i Kryesisë së Partisë, duke përfshirë si anetare të saj per shkak të funksionit edhe Kryetarin e Keshillit Kombëtar, Kryetarin e Bordit Financiar, Kryetarin e Komisionit Zgjedhor dhe Kryetarin e Komisionit të Apelimit. Integritetit dhe Etikes.

8. Rikonceptim i Sekretariatit Ekzekutiv të Partise, duke hequr numrin limit të sekretareve funksional ne perberje të tij. Ky rregull eshte shtrire edhe per Degët e Partise

9. Bashkimi ne nje komision të vetëm i Komisionit të Apelimit dhe Komisionit të Integritetit dhe Etikes

10. Riformatim i Komisionit të Përhershëm të Statutit

11. Është harmonizuar dhe thjeshtuar përmbajtja e Statutit aktual.

 

 

Dokumenta bashkëngjitur