Maqedonia e Veriut “rihap” kufirin, lejon lëvizjen e punëtorëve sezonalë
Maqedonia e Veriut ka rihapur kufirin për punëtorët sezonalë nga Shqipëria.
Këtë të hënë ata u lejuan të kalojnë normalisht me përjashtim të 10 personave që janë ndaluar nga pala maqedonase pasi kanë marrë vulë ndalimi për 3-6 muaj.
Disa dhjetëra punëtorë u ndaluan në kufi të kalojnë për 3 ditë me radhë, me pretendimin se nuk plotësonin dokumentacionet e kalimit, në një kohë kur midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut lëvizet vetëm me Kartë Identiteti.
Por burimet thanë masa u mor pas vdekjes së një shqiptari ndërsa priste dru pranë Ohrit dhe për këtë arsye autoritetet ndaluan punëtorët ditorë pasi punonin në të zezë.
Qëllimi sipas burimeve ishte që këta punëtorë t’iu lidhen kontrata dhe të siguroheshin.
24 orët e fundit ndërkohë shënuan shtim të lëvizjes në kufi në hyrje e dalje!
Përmes Qafë Thanës kanë hyrë e kanë dalë më shumë se 8000 shtetas të huaj dhe shqiptarë.
Fluksi ka qenë më i lartë në hyrje nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë me 4500 shtetas.
