Italia arkëton 28 mln Euro për fitoren dhe ngjitet në renditjen e Fifa-s
Pas suksesit ka gjithmonë të mira për të përfituar, si nga ana monetare ashtu edhe nga ajo sporive.
Fitorja në Euro 2020 do të ndihmojë federatën italiane e futbollit në një kohë pandemie teksa UEFA do të paguajë 28.25 milion euro në arkat e FIGC ndërsa të mirat nuk mbyllen me kaq.
Në renditjen e Fifa ekipi i Mancinit ngjitet në vendin e katërt pas Belgjikës, Brazilit dhe Francës, një kryevepër tjetër nga puna e trajnerit i cili kishte filluar aventurën e tij tek të kaltërit me një minus të madh për shkak të mungesës së kualifikimit për në Kupën e Botës 2018 dhe Italia ishte vetëm e njëzeta në klasifikimin botëror.
Suksesi në finalen e Wembleyt e bën Italinë skuadrën më të paguar në historinë e Kampionateve Europiane me plot 99.25 mln Euro duke lene pas Portugalinë me 98.2 mln Euro.
Duke lënë pas tashmë pjesën financiare, Italia ka përfitim të madh edhe në anen sportive sepse vendi i katërt në renditjen e FIFA-s, e ndihmon skuadrën që jetë e favorizuar në shortet për eventet e mëdha, si Botërori ashtu edhe Kampionat Europian.
Shembulli konkret është shorti i lehtë për kualifikueset e Kupës së Botës në Katar 2022, e gjithashtu duke u kualifikuar për fazën finale, qëndrimi mes 7 të parëve në renditje favorizon edhe konfirmiminnel e Italisë si kokë grupi në Botëror e gjithashtu edhe në Europianin e ardhshëm.
