Me 56 emigrantë të paligjshëm në furgon arrestohet në Pogradec durrsaku, në kërkim bashkëpunëtori

Policia e Korçës ka arrestuar një 46-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një shtetas  tjetër në kuadër të operacionit të koduar "Perimetri."

Sipas njoftimit të uniformave blu, "u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Altin Melani, 46 vjeç, banues në Durrës dhe u shpall në kërkim shtetasi E. H., 36 vjeç, banues në fshatin Hotolisht, Librazhd.

Shërbimet e policisë rrugore, kanë kapur në dalje të qytetit të Pogradecit, shtetasin Altin Melani, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip furgon të markës "Benz" në pronësi të shtetasit E. H., 56 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së."

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.