Kërcënohet drejtori i Sigurimeve Shoqërore në Krujë, pako me lëndë plasëse në oborrin e banesës

Rikthehen mesazhet me eksploziv. Mbrëmjen e të dielës (11 korrik), rreth orës 23:25, në fshatin Halil të Fushë Krujës, shtetasi Alfred Voga, drejtor i Sigurimeve Shoqerore në Krujë ka konstatuar një pako të vogël në ambientin e jashtëm të banesës.

Mësohet se brenda saj kishte lëndë të dyshuar plasëse.

Në vendngjarje nodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentin e rrethanave të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit.