Po punonte për shtrimin e kabllorit në Mirditë, bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 34-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Korrik 2021, 18:30
Një 34-vjeçar ka gjetur vdekjen pasditen e sotme, në fshatin Sheshaj, Mirditë.
Dyshohet se 34-vjeçari Aurel Dedaj duke punuar për shtrimin e kabllorit, për llogari të një kompanie, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Uniformat blu kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë administratorin e kompanisë shtetasi F.R.,34 vjeç, banues në Rreshen, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
