Ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, arrestohet 31-vjeçari në Elbasan

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi është konstatuar duke ushtruar aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Blutë bëjnë me dije se "në pranga ka rënë shtetasi M. A., 31 vjeç, banues në fshatin Balëz e Poshtme, Elbasan.

Nga kontrolli i ushtruar  në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit V. M., 32 vjeç ( i cili është shpallur në kërkim policor), ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, informon policia."

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një kompjuter, një aparat celular dhe 80.500 lekë që dyshohen se janë përfituar nga lojërat e fatit.  

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.