Ekskluzive/ Amerikania në "luftë" për trafikun e qenieve njerëzore: Qeveria shqiptare nuk investon për të ndjekur viktimat e trafikimit
Një nga 8 personazhet e shpallur nga SHBA si heronj të luftës kundër trafikut të qenieve njerëzore për këtë vit jeton në Shqipëri. Ajo është amerikania Imelda Poole, e cila u vlerësua nga sekretari amerikan i shtetit për ndihmën që ka dhënë në këtë luftë të përbashkët.
Prej më shumë se 10 vitesh ajo jeton dhe shërben në Shqipëri.
Në një intervistë ekskluzive për gazetaren e Ora News, Anxhela Celibashi Poole shprehet se Shqipëria është e gjitha e rrezikuar, por zonat kufitare janë në fokus të trafikantëve.
Ajo shikon me shqetësim faktin se qeveria shqiptare nuk investon për të ndjekur viktimat e trafikimit pasi i ka shpëtuar ata.
Imelda Poole është mirënjohëse për çmimin që mori nga SHBA, pro thotë se çmimin e meritonin gjithë ekipi që ka punuar me të.
Intervista e plotë:
Ora News: Faleminderit që pranuat ftesën time për këtë intervistë. Si është të punosh në Shqipëri për të luftuar trafikun e qenieve njerëzore? A janë shqiptarët bashkëpunues për të ndihmuar njëri-tjetrin në këtë luftë?
Poole: "Është kënaqësi dhe privilegj të punosh kundër trafikimit të qenieve njerëzore në Shqipëri, sepse të gjithë ne që po punojmë në këtë fushë jemi shumë të afërt.
Është një vend i vogël dhe të gjithë e njohim njëri-tjetrin. Edhe pjesëtarë të qeverisë të cilët janë pjesë e sektorit kundër trafikimit të qenieve njerëzore janë shumë pranë nesh.
Ndjejmë se kemi një reagim shumë të mirë nga kjo skuadër. Gjithashtu nëse pyet se si është të punosh me njerëzit e trafikuar këtu në Shqipëri, eksperienca ime është goxha e dhimbshme, sfiduese dhe shumë e vështirë.
Kjo, jo sepse nuk po punojmë së bashku, sigurisht që punojmë, ne vërtetë do të vdisnim për këta të rinj që kanë qenë të trafikuar, do të jepnim gjithçka kemi.
Ne punojmë në bashkëpunim me stafin e një strehe nga 3 të tilla në Shqipëri. Gjithashtu ne kemi 6 qendra shërbimi dhe këshillimi dhe jemi pjesë e Mekanizmit Kombëtar te Referimit (NRM). Pra, një person është i referuar ne NRM, ose unë mund të marr një telefonate/email prej kudo ne Europë, sepse në Europë kanë rrjete kundër trafikimit dhe shfrytëzimit.
Unë mund të marr kontakte për shqiptarë të cilët kanë qenë të trafikuar ne shtete të tjera, por që kanë nevojë të deportohen ose që kërkojnë vullnetarisht të kthehen pas në Shqipëri. Në të tilla raste, sigurisht na duhet të punojmë së bashku shumë ngushtë me policinë kufitare për të qenë të sigurt qe ky person do te jetë vërtet i mbrojtur.
Do t'ju jap një shembull, mund t'ju tregoj një histori?
Pra, në atë moment isha e përfshirë në rastin e një të reje e cila ndodhej në Angli, ishte trafikuar atje, ajo kaloi në NRM dhe ka vuajtur konsiderueshëm. Ajo kaloi në NRM dhe në strehën tonë dhe më pas drejt pavarësisë, nëse mund të themi kështu, por jo me një status të heshtur në Angli, një javë pas mbrojtjes nga trauma e vazhdueshme e këtyre viktimave. Ky person u referua tek unë përmes një pune në veri të Anglisë, ku ky person po ushqehej nga banka ushqimore në Angli. Unë isha pranë me një tjetër organizate katolike e cila në atë kohe ishte në kontakt me këtë person gjatë natës.
Ndërkohë që ne po shqyrtonim situatën e deportimit të saj, ajo po dërgohej menjëherë në aeroport, por ne nuk e dinim që ajo ishte e sëmurë dhe kishte njërën këmbë të infektuar keq, pra duhet ta kishim dërguar në spital në veri të Anglisë.
Fatmirësisht ajo iu tregoi këmbën e infektuar policëve në qendrën e pritjes dhe u dërgua në spital javën e fundit. Tani ka dalë nga spitali dhe do të deportohej kështu që u vendos në një qendër paraburgimi, që me aq sa di unë nuk është aspak një vend i mirë, por ajo është atje. Ajo duhet të kishte ardhur në Shqipëri dy ditë më parë por dëgjuam qe nuk erdhi. Në këto momente po përpiqemi të mësojmë ku ndodhet dhe në çfarë gjendje është dhe nuk kam dëgjuar prej ditësh për të.
Shoqërimi i njerëzve të trafikuar mund të jetë nga kudo nëpër botë.
Kam shoqëruar një person deri ne fshatin e saj të varfër në Filipine, e cila qe trafikuar nga një rrjet trafikimi punëtorësh këtu në Tiranë.
Ti e di që mund të jesh duke punuar në anën tjetër të botës, por je gjithmonë në bashkëpunim me kolegë të mrekullueshëm këtu në Shqipëri të cilët do të të suportojnë gjithmonë. Nuk je kurrë vetëm në këtë punë, është vërtet e jashtëzakonshme."
Ora News: Nga janë viktimat e këtij trafiku? Kryesisht janë nga qytete të mëdha si Tirana apo nga zona periferike? Apo mos ndoshta Shqipëria është e gjitha e rrezikuar?
Poole:" Ata mund të jenë nga kudo. Njohim studentë që vijnë nga situata të vështira të cilët e gjejnë veten të lidhur përmes shantazheve dhe përfundojnë të trafikuar si punëtore seksi. Këta janë vëtet të shfrytëzuar shumë rëndë. Varfëria i bën vulnerabël.
Shumë njerëz të tjerë të cilët jetojnë në fshatra në kufij, janë më të ekspozuar ndaj trafikantëve të cilët shkojnë atje sepse ka varfëri dhe vulnerabilitet. E di që njerëzit e trafikuar në Shqipëri janë nga gati çdo qytet i këtij vendi, mund të themi që veriu është një pistë e nxehtë, Korça dhe zonat kufitare deri poshtë në kufirin grek. Gjithashtu mund të themi se kufiri me Kosovën duke u zgjeruar drejt fshatrave kufitare, shihet nga Anglia si një nga pistat më të nxehta, pjesa lindore e Tropojës."
Ora News: Si lidhni kontakte ju me ta? Apo janë vetë këta persona që ju kontaktojnë ju? Pasi i keni identifikuar si i ndihmoni viktimat e këtij trafiku?
Poole: "Pjesa më e madhe e viktimave janë të referuar në qendrat tona në Tiranë në të cilat kemi ekipe mjaft të mira, me eksperiencë profesionale mbi njerëzit e trafikuar.
Komunikimet fetare na kanë kërkuar të suportojmë një viktimë që po kthehet pas, përshembull një që e kam marrë përmes kolegëvë dhe miqve këtu në Shqipëri dhe e kam referuar, por nuk do që të qëndrojë në një strehë. Ndonjëherë mund të jetë edhe një person i huaj që dëshiron të shkojë në Filipine, mund të fillojë pa pyetur në qendrat e këshillimit dhe shërbimit në Tiranë, mund të ketë nevojë për psikoterapi, ky person ka nevojë për mbrojtje dhe mund të ftohet të qëndrojë në strehë nëse do jetë e përshtatshme. Pra kemi shumë mënyra në të cilat mund t'i ndihmojmë këta persona.
Në mënyrë strikte, në Shqipëri ligji kërkon që një person të kaloje fillimisht në NRM në mënyrë që të konsiderohet si një person i trafikuar dhe sigurisht që stafi ynë dhe i strehës me të cilën punojmë do të kenë gjithmonë të referuar përmes NRM, që mund të vijnë nga komunikime të tjera fetare, policia kufitare, kalimet kufitare. Këtu është një sistem i mirë. Kanë punuar me të shumë mirë dhe e kanë ndjekur saktë.
Problemi këtu është për mbrojtjen e viktimave, është e nevojshme të qëndrosh me viktimën për një kohë të gjatë për të marrë drejtësinë në Prokurori ndaj trafikanteve dhe fatkeqësisht mbrojtja është e shkurtër dhe po shkurtohet nga qeveria këtë vit, për të paguar për nevoja te ndryshme në streha.
Ne nuk marrim fare para nga qeveria. Mbështetemi tek aplikimet për fonde për të bërë punën që po bëjmë kudo ne vend.
Po përpiqemi vit pas viti qe të ofrojmë shërbime si mbrojtja e viktimave dhe përkujdesja afatgjatë. Gjithashtu t'i nxisim drejt punësimit sepse viktimat mund të jetojnë një jetë mjaft të mirë nëse janë të shoqëruar dhe të përkujdesur drejt shërimit. "
Ora News: Motër Imelda si e pritët vlerësimin e SHBA ëpr luftën kundër këtij trafiku?
Poole: "Ishte surprizë e madhe për mua marrja e këtij çmimi dhe sigurisht kur e mësova më bëri të ndihesha e përulur, sepse e gjithë puna është bërë në bashkëpunim me gjithë këtë komunitet dhe koleget e mi te mrekullueshëm. Elona Gjebrea ishte mbështetje shumë e madhe në fillime kur punonte në ministrinë e Trafikimit dhe plot të tjerë me radhë.
Është më tepër si një çmim i fituar kolektivisht, e mora unë por është definitivisht i përbashkët.
Ky çmim jepet çdo vit nga qeveria e SHBA dhe jepet kur raporti i personave te trafikuar publikohet. U jepet 10 deri ne 12 njerëzve në të gjithë boten dhe këtë vit, ne 2021 çmimi u është dhënë vetëm 8 njerëzve nga 8 shtete të botës dhe Shqipëria po emërohet dhe vlerësohet me këtë çmim gjë që është e mrekullueshme."