COVID-19/ Asnjë humbje jete, 5 raste të reja në 24 orët e fundit

Asnjë humbje jete dhe 5 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se janë infektuar me koronavirus, 1 person në Tiranë, 1 në, Shkodër, 1 në Lezhë,  1 në Has dhe 1 në Shijak.

Aktualisht janë 86 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë.

Janë shëruar 3 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,050 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (11 Korrik 2021)

Raste të reja ditore       5
Të shëruar në 24 orë     3
Të shtruar në spitale      7
Humbje jete në 24 orë   0
Testime ditore                3039

Testime totale             834,730
Raste pozitive             132,592
Raste të shëruara        130,050
Raste Aktive                        86
Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            31
Elbasan           12
Fier                  11
Korçë             8
Vlorë                7
Shkodër          6
Lezhë                4
Durrës              4
Kukës 2
Gjirokastër        1