"Euro 2020" Patushi: Anglia inferiore ndaj Italisë

Finalja e "Euro 2020" Itali - Angli do të zhvillohet nesër, 11 korrik, në stadiumin e Londrës.

Saimir Patushi i ftuar në emisionin "Ora Sport" thotë se pavarësisht se Anglia është inferiore ndaj Italisë, kjo është koha e artë e kombëtares.

"Nëse marrim parasysh ndeshjet ku Anglia është përballur me Italinë, Anglia është inferiore ndaj Italisë. Por duhet të themi diçka, se ka dhe shume ekipe të mira që janë eliminuar nga ekipe, të cilat ne i kemi konsideruar të dobëta. Por më duket se është koha e artë, më duke e Anglisë."