"Euro 2020" Finalja e madhe, Mula: Mancini trajner i disiplinuar, Italia ka 55% shanse të fitojë

Kompozitori, Osman Mula, bën parashikimin për fituesin e madh të finales së Kampionatit Europian. Mula thotë në studion e "Ora Sport" se sipas tija, Italia ka 55% shanse të fitojë, duke i atribuuar meritat,  trajnerit të kombëtares italiane, Mancini.

"Edhe nëse kupa nuk merret nga Italia, italiani ka bërë maksimumin. Ka luajtur shumë mirë dhe kjo është meritë e trajnerit, i cili është shumë i matur dhe shumë serioz. Mancini është një ndër trajnerët më disiplinuar, në kuptimin e artikulimit, është retorik. I ka besuar shumë çunave të ekipit. Ka futur një frymë, e cila është një frymë më afër fitores së Angli dhe kam mendimin se 55% është Italia fituese dhe 45% Anglia. Anglia është një ekip i saktë, por i mungon vrulli italian, siç janë pasimet dhe vrapimet", shprehet kompozitori.