Finalja Itali - Angli, Cenolli: Bileta 20 mijë euro për person
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Korrik 2021, 18:53
Menaxheri i futbollit, Mario Cenolli në një lidhje të drejtpërdrejtë me skype nga Anglia, thotë për "Sport Magazinë" se biletat për finalen që do të zhvillohet në Londër, në stadiumin Wembli janë të pakta dhe se çmimi i tyre fillon nga 5 mijë paund deri në 20 mijë euro.
"Me arritjen e Anglisë në finale, nuk ka shumë bileta në dispozicion dhe biletat në linjë të tretë, që është linja e fundit e stadiumit "Wembli" fillojnë nga 5.500 paund. Biletat vip janë 17 mijë paund për njeri. 17 mijë paund janë 20 mijë euro dhe biletat janë të limituara, nuk ka janë mbaruar."
Për emisionin e plotë klikoni linkun: https://www.youtube.com/watch?v=C-SzZyvBQ3o

