Pas diellit, stuhi breshëri dhe shiu në Gramsh, qyteti nën ujë

Pas temperaturave përvëluese gjatë paraditës, qyteti i Gramshit u përfshi pasditen e sotme nga një stuhi breshëri dhe shiu.

Mjaftuan pak minuta shi i rrëmbyer për të shkaktuar probleme me qarkullimin në rrugët kryesore në këtë bashki.