Jeta e natës mbyllet në 22:00, turistët e huaj: Na pëlqen Saranda, masat anti-Covid nuk na shqetësojnë
Në Sarandë sezoni turistik ka nisur tanimë, ndërsa qindra turistë ditën shijojnë detin dhe në mbrëmje deri në mesnatë aktivitetet e shumta nëpër klabet dhe restorantet atje. Por pas orës 22:00 të vetmet zëra që dëgjohen janë të pushuesve, pasi muzika pas kërcënimit të Kryeministrit fiket.
Jeta e natës ka rinisur në Sarandë, pas një viti ku gjithçka ishte e bllokuar.
Teksa clubet janë hapur, ora e lejuar për muzikën është deri në 22:00.
Pas kësaj ore muzika ndalet dhe pushuesit fillojnë të largohen.
Pamjet në video janë regjistruar në orën 22:00 në Jalë, ku forcat e rendit kanë kërkuar zbatimin e orës policore.
Për menaxherët e lokaleve të natës, kjo vështirëson funksionimin e tyre, ndaj kërkojnë shtyrjen e orës policore.
"Të gjithë që rezervojnë dhe janë të pranishëm në ambjentet e lokalit ku unë punoj këtu në Sarandë, sa shkon ora 22:00 që muzika ndalon janë të trishtuar".
Fier, dy pushues rrezikojnë të mbyten në plazhin e Pish Poros
10 Korrik, 17:25
Pushuesit në Sarandë ndahen në dy pjesë kur bëhet fjalë për frekuentimin e jetës së natës.
Ka nga ata që orët e vona duan t’i kalojnë nën ritmet e muzikës.
"Ka nga ata njerëz që pyetjen e parë që bëjnë është: A do të ketë muzikë pas orës 10:00?"
Të tjerë nuk duken shumë të shqetësuar, për mungesën e jetës së natës.
Preferojnë restorantet dhe të shohin futboll.
"Shoh shumë njerëz këtu, vi për herë të parë. Është dita e parë, nata e parë dhe po shijojmë atmosferën. Ne jemi pak të vjetër për jetë nate, kështu që do të shohim futboll dhe do shkojmë të flemë."
Për të filluar festën gjatë oreve të vona, në Sarandë presin lirimin e masave kushtëzuese.
Jeta e natës në bregdet është cunguar nga situata e pandemisë në vend.
Me numër të kufizuar klientësh, dhe muzikë deri në orën 22:00, clubet kthehen në kafene deri në në 00:00 atëherë kur është edhe ora policore.

