Aksident i frikshëm te ‘Kthesat e Murrashit’, furgoni humb kontrollin dhe përmbyset në mes të rrugës

Një aksident i frikshëm por fatmirësisht pa viktima në njerëz, është shënuar disa minuta më parë në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtur ‘Kthesat e Murrashit’, ku një mjet tip furgon, si pasojë e shpejtësisë dhe lagështirës në rrugë, ka humbur kontrollin edhe është përmbysur në mes të rrugës.

Si pasojë e aksidentit është bllokuar njëri krah i rrugës, duke bërë që të shkaktohet edhe një trafik i madh, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për kryerjen e veprimeve hetimore dhe zbardhjen e shkaqeve që çuan në këtë aksident.

Sipas burimeve, shoferi i automjetit të aksidentuar ka mbetur i plagosur dhe është nisur për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore në spitalin e Librazhdit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.