Mbytet një pushues në plazhin e Pish Poros, tjetri në spital jashtë rrezikut për jetën

Një tjetër viktimë në det. Një 60-vjeçar humbi jetën pasditen e sotme në plazhin e Pish Poros në Fier, teksa rrezikoi jetën edhe një pushues tjetër që i shkoi në ndihmë. Ky i fundit po merr ndihmë mjekësore në spital.

Arben Alizoti dhe Fiqo Rexhepi kanë rrezikuar të mbyten pasditen e kësaj të shtune në plazhin e Pish Poros në Fier.

47-vjeçari Alizoti kishte shkuar për të shpëtuar 60-vjeçarin Rexhepi pasi ka parë që po mbytej por ka mbetur dhe vetë.

"Sot rreth orës 17:00, në plazhin publik në Pishë Poro, Darëzezë, shtetasit A. A., 47 vjeç dhe F. R., 60 vjeç, të dy banues në Fier, duke u larë në det kanë rrezikuar të mbyten" njoftoi policia.

Pushuesit që ishin pranë tyre dhe më pas punonjësit e Policisë që patrullojnë në bregdet, u kanë dhënë ndihmën e parë dhe i kanë çuar me ambulancë në spitalin e Fierit.

Por fatkeqësisht Fiqo Rexhepi nuk ka arritur të shpëtojë duke ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërkohë Alizoti ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

"Sot rreth orës 17:00, në plazhin publik në Pishë Poro, Darëzezë, shtetasit A. A., 47 vjeç dhe F. R., 60 vjeç, të dy banues në Fier, duke u larë në det kanë rrezikuar të mbyten. Pushuesit që ishin pranë tyre dhe më pas punonjësit e Policisë që patrullojnë në bregdet, u kanë dhënë ndihmën e parë dhe i kanë çuar me ambulancë në spitalin e Fierit. 60- vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital ndërsa 47-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve" njoftoi policia.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.