Rrëzimi i minibusit, mbërrijnë në spitalin e Gramshit të plagosurit e parë, 6 te Trauma

Ky është momenti  kur në spitalin  e Gramshit mbërrijnë  me autoambulanca disa nga të plagosurit nga aksidenti në aksin rrugor Grmash-Kushov, ku mjeti minibus me drejtues shtetasin A.Xh., banues në Gramsh, doli nga rruga dhe përfundoi në greminë.

6 prej tyre, në gjendje më të rëndë, janë transportuar te spitali i Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.

Nga aksidenti i rëndë humbi jetën një pasagjer, shtetasi Ledian Lami rreth 30 vjeç, banues në fshatin  Terrove, Skrapar, si dhe u plagosën 9 pasagjerë të tjerë.

Ata janë nxjerrë nga shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit nga vendi ku u përmbys minibusi.

Në vendgjarje ndodhet dhe  grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanve të aksidentit.