Gjendet i pajetë në banesë 78-vjeçari nga Korça, dyshohet se ka vdekur para disa ditësh

Një i moshuar është gjetur i pajetë këtë të shtunë nga policia në banesën e  tij në lagjen 18 të Korçës.

I moshuari që jetonte i veteëm, dyshohet të ketë vdekur prej disa ditësh. Era e rëndë që vinte nga shtëpia e të moshuarit ka vënë në lëvizje fqinjët te cilët kane njoftuar policinë. 

Mësohet se shtëpia është hapur nga zjarrfikësit.

Nga hetimet paraprake dhe këqyrja e trupit dyshohet që vdekja e 78 vjeçarit të ketë ardhur për shkaqe natyrore.