Goditet një rast i kultivimit të lëndës narkotike, arrestohet 50-vjeçari në Berat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Korrik 2021, 13:19
Një 50 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Beratit nën akuzën e prodhimit dhe kultivimit ët lëndës narkotike.
Mësohet se i arrestuar është shtetasi Syrja Sinaraku 50 vjeç, banues në fshatin Teman, Poliçan.
Gjatë kontrollit nga shërbimet e policisë në fshatin Teman, Poliçan gjetën ë një kasolle gjetën një qese e dyshuar me një sasi lëndë narkotike cannabis sativa gati për shitje, si dhe disa bimë të dyshuara cannabis sativa. Mësohet se kishte rreth 350 gram lëndë narkotike.
Vijon puna për dokumentimin dhe zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje nga ana e grupit hetimor.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
