Plagosje me armë zjarri në Durrës, një person qëllohet në këmbë pas konfliktit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Korrik 2021, 18:09
Një person mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në orën 17:30, në Shënvlash.
Dyshohet se pas një konflikti të çastit shtetasi L. K., ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi N. Ç., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

