Operacioni i SPAK për tenderin në MB, reagon Yuri Kim: Mirë që po shohim veprime kundër korrupsionit
Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka reaguar për operacionin e Prokurorisë së Posaçme për tenderin e uniformave të policisë, që çoi në pranga tetë zyrtarë dhe ish-zyrtarë.
Me anë të një postimi në Twitter, ambasadorja shkruan se është mirë që po shohim më shumë veprim të SPAK kundër korrupsionit.
"Është mirë që po shohim më shumë veprime të SPAK kundër korrupsionit. Abuzimi ose manipulimi i proceseve të prokurimit publik është njëlloj si të vjedhësh nga të gjithë qytetarët (përfshirë qytetarët e SHBA taksat e të cilëve u japin ndihmë ) për të majmur kuletat e vetes ose të "miqve" të dikujt. Është një krim," shkruan ambasadorja në Twitter.
Operacioni i SPAK ka ardhur pas hetimit lidhur me tenderin për uniformat e policisë
Good to see more SPAK actions against corruption. Abuse or manipulation of public procurement processes is the same as stealing from all citizens (including US citizens whose taxes provide ???????? assistance to ????????) to fatten the wallets of oneself or one’s “friends.” It is a crime.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) July 10, 2021
