Ushtronin aktivitet pas orarit policor, gjobiten me nga 1 mln lekë 7 administratorë subjektesh në Vlorë

Shtatë subjekte në Vlorë janë gjobitur me masën administrative 1.000.000 lekë secili, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, informon policia konkretisht shtetasit:

-M. L., pasi ka vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë në lokalin e tij, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

-K. M., pasi nuk ka respektuar orarin e përcaktuar për mbyllje të aktivitetit, në restorantin e tij, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë.

-G. D., pasi ka vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë në lokalin e tij, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

-A. M., pasi ka vijuar organizimin e aktivitetit duke vendosur bokse me muzikë në plazh, në Dhërmi, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

-A. H., pasi ka vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë në lokalin e tij, në Dhërmi, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

-S. I., pasi nuk ka respektuar orarin e përcaktuar për mbyllje të aktivitetit, në lokalin e tij, në lagjen nr.1, Sarandë.

-K. S., pasi nuk ka respektuar orarin e përcaktuar për mbyllje të aktivitetit, në lokalin e tij, në lagjen nr.1, Sarandë.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë i ka bërë thirrje administratorëve të  lokaleve dhe qytetarëve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.