Copa America, brazilianët do të mbështesin Argjentinën në finale. Revoltohet Neymar

Argjentinë-Brazil do të jetë finalja e madhe në Copa America, ku do të vendoset edhe ekipi që do të mbretërojë në Amerikën Latine.

Përballë do të jenë në orët e para të mëngjesit të 11 Korrikut, dy skuadrat elitare, plot me yje e në veçanti një betejë mes Messit dhe Neymar.

Të dy kanë qenë deçizivë deri tani për skuadrat e tyre edhe pse Lionel ka shënuar dhe ka dhënë më shumë asiste.

Gjithsesi, ajo që po ndodhë në Brazil ku do të luhet finalja është e çuditshme sepse brazilianët mësohet se do të bëjnë tifo për Messin me shokë dhe jo për kombëtaren e tyre.

Jo si tradhti por siç mësohet do të jetë një revoltë ndaj presidentit Jair Bolsonaro i cili akuzohet për keqmenaxhim të pandemisë e për më tepër ishte ai që pranoi zhvillimin e Copa Americas në këtë vend kur infektimet nga Covid-19 janë rritur së tepërmi.

Në rrjetet sociale dhe kudo janë rritur mesazhet, kërkesat dhe hashtag-ët ku kërkohet që tifozët të mbështesin Argjentinën dhe jo kombëtaren e tyre.

Në një situate të tillë, është revoltuar edhe Neymar i cili në një postim të gjatë ka kërkuar që të vendoset Brazili para gjithçkaje dhe tifozët të jenë të bashkuar për fitimin e trofeut.

“Unë jam një brazilian me shumë krenari dhe dashuri. Ëndrra ime ka qenë gjithmonë të jem pjesë e ekipit kombëtar brazilian dhe të dëgjoj tifozët duke kënduar për këtë fanellë. Unë kurrë nuk e kam sulmuar ose nuk do ta sulmoj Brazilin nëse ata luajnë për diçka, çfarëdo sporti, një garë, për Oscar ose diçka tjetër ... Nëse Brazili është aty, unë jam për Brazilin, dhe çfarë duhet që një brazilian të bënte ndryshe? Në rregull, unë do ta respektoj, por shkoni në ... Kjo është vetëm për ata që janë kundër nesh”, ishte mesazhi i Neymar për tifozët që do të mbështesin Messin me Argjentinën.