"Vetëm diktatorët bëjnë mbledhje propaganduese ku caktojnë kujt dhe kur do i pritet koka"

"Miremengjesi, vetem diktatoret bejne mbledhje propaganduese ku caktojne kujt dhe kur do i pritet koka.

Administratat militante nepotike, te korruptuara dhe te kapura jane fytyra e vertete, e drejtperdrejte dhe e perditshme e (neo) diktaturave qe nuk ngopen me pushtet absolute ekonomik e politike.

Shikoni postet e rendesishme dhe vendet e puneve abuzivisht fitim prurese te patronazhisteve.

70 milion euro vazhdojne paguajne taksapaguesit shqiptare per pushimet nga puna, per te punesuar nepotiket dhe te korruptuarit.

Ne ministri te rendit punblik ka nje strukture te paguar nga taksapaguesit shqiptar qe ka detyrim ligjore qe cdo dite, jo me fushata, jo me urdhera preferenciale per te denuar apo per te mos denuar, duhet qe me integritet dhe profesionalizem te parandaloi, te evidentoi me prova ligjore  dhe te denoi  korruptuarit ne polici.

Pse duhet urdher "suprem" qe brenda 100 diteve ti gjeni ku jane?

Kjo eshte propagandë jo qeverisje.

Ministria e Finances, cdo ministri, bashki,  institucion buxhetore apo kompani  publik e  ka te detyruar me ligj ngritje e struktures se auditimit te brendshem e cila duhet te parandaloi, identifikoi dhe denoi me prova ligjore cdo individë nga punonjesi 8 thjeshte deri tek kryeministri -  kur ka abuzim dhe shperdorim me drejtimin ne pergjithesi dhe me fondet buxhetore te financuara nga taksapaguesit shqiptare por edhe nga donatoret bilateral dhe multilate.

Kuadri ligjore per audituesit dhe licensing u auditueseve te pare ishin pjese e "Twining program" te BE- te inicuar dhe financuar qe ne 2004.

Perse duhen gjyqe publike  me bashkiaket per korrupsionin me fondet??

Bashkite ne total shpenzojne 10 deri  15 here  me pak fonde se qeveria.

Pra  keto jane gjyqe politiko-  partiake dhe jo per qeverisje vendore dhe kombetare efektive, te pergjegjshme, llogaridhenese, me transparence maksimale per te luftuar arrogancen, babezine,nepotizmin, korrupsionin dhe kapjen e shtetit qe po varferone shqiptaret, po pasurojne oligarket dhe po rrenojne e rrezikojne  demokracine

Fundjave te mbare!!

Arbeni"