Riza: Sulçe ideon statistikat, i kthehet ‘ashpër’ moderatorja: Nuk i manipulon dot

Statistikat e ndeshjeve të kampionatit evropian, janë bërë temë debati, në emisionin “Euro 2020” në RTV Ora.

Pasi gazetari Drilon Xhepollari ka treguar statistikat, Florian Riza është shprehur se i vetmi që nuk debaton në lidhje me këtë  çështje është Altin Sulçe, pasi sipas tij ky i fundit është ideatori i tyre.

Në këtë moment  ka ndërhyrë moderatorja Albana Bejko, e cila ka thënë se nuk mund të ndryshojë dot statistikat.

Florian Riza: Ka një rakordim midis statistikave dhe dëshirave të Drilonit për të krijuar këtë debatin në studio. I vetmi njeri që nuk debaton për statistikat  është vetëm Sulçe, sepse kam përshtypjen se është pjesë e sistemit.

Albana Bejko: Statistikat mbeten të pandryshuara.

Florian Riza: Mos është ideatori i statistikave.

Albana Bejko: Statistikat nuk i manipulon dot

Florian Riza: Nuk i manipulon, por i krijon. Segmenti brenda emisionit bashkëpunon me studion tjetër.