Finalja/ Shorja: Italia skuadër e fortë, do fitojë kampionatin
E ftuar në emisionin “Euro 2020” në RTV Ora, gazetarja Siklajda Shorja, ka komentuar ndeshjen mes Anglisë dhe Italisë, që do të luhet të dielën.
Ajo është shprehur se Italia është skuadër e fortë, ndërkohë për Anglinë thekson se një pikë tepër janë tifozët në stadiumin “Wembly”.
"Për ta nisur me Mancinin, shoh një debutim të një skuadre, në këtë kompetecion, evropian. Le ta quajmë një lojë rivaliteti por edhe teknike, pa diskutim që Italia është skuadër e fortë, dhe shpeshherë e shoh si një ekip shumë lozonjar, ndryshe si ekipi anglezë që në gjysmë finale me Danimarkën pati një lojë të ftohtë për të fituar. Për ekipin anglezë një pikë më shumë janë edhe tifozët në stadiumin të Wembly-t. Por mendoj se Italia në këtë finale do të jetë fituese, edhe pse unë nuk jam tifoze me Italinë."

