Mision i përmbushur, Partizani mposht 5-2 Sfintul në Conference League

Partizani i Ilir Dajës nuk zhgënjeu përpara tifozëve në “Elbasan Arena” në raundin e parë eliminator të Conference League. Në sfidën ndaj moldavëve të Sfintul Gheorghe, të kuqtë dominuan dhe fituan 5-2 teksa mund të quhen praktikisht të kualifikuar pasi duke parë edhe nivelin e kundërshtarit, e vështirë të mendohet një humbje për Partizanin.

Në një ndeshje të dominuar dhe me rikthimin për here të parë të tifozëve që pas vendimit për të lehtësuar masat, e vetmja notë stonuese për Partizanin ishte goli i pësuar me një penallti rokamboleske në zone ndërsa për të tjerat, ekipi i Dajës ishte dominues.

Mision i përmbushur, Partizani mposht 5-2 Sfintul në Conference League

Që në fillim Partizani tregoi forcën duke qarkulluar dhe mbajtur topin dhe në 17’ gjeti avantazhin me brazilianin Cardoso pas një asisit nga Stenio Junior.

Sërish po në pjesën e parë të kuqtë dyfishojnë me Stenio Junior i cili u shërbye nga e djathta nga Cara dhe sulmuesi nuk gaboi duke shtyrë topin në rrjetë.

Gjërat po shkonin mire por në një aksion në 43’, Sfintul merr një penallti për prekje të topit me dorë dhe Volkov shënon për të hapur sfiën.

Në pjesën e dytë, Partizani hidhet në sulm për të mbyllur ndeshjen dhe falë dominimit arriti të shënonte 2 herë. Në minutën e 61’ sërish Junior tundi rrjetën pas një krosimi të Markut dhe në 78’ ishte Cara që realigon me portën bosh duke e çuar në 4-1 sfidën.

Mision i përmbushur, Partizani mposht 5-2 Sfintul në Conference League

Kur dukej se kishte mbaruar gjithçka, të kuqtë gabojnë në një aksion në 79’ kur në një krosim nga krahët, Solodovnicovic përfiton pas një gabimi të mbrojtjes për ta shkurtuar rezultatin në 4-2.

Ende nuk ka përfunduar sepse skuadra e Ilir Dajës hidhet sërish në sulm për të mbyllur ndeshjen dhe kualifikimin dhe mund të themi se ja arrin pas golit të pestë të shënuar nga Cardoso në minutën e 84’.

Në këtë mënyrë, Partizani bëhet ekipi i vetëm nga Superiorja që fiton në ndeshjet e para të aventurës në Europë.