Conference League, në derbin e shqiptarëve, fitojnë Shkupi dhe Drita

Në raundin e parë të Conference League luajtën edhe ekipe të tjera shqiptare ku fatkeqësisht shorti i vuri përballë në këto eliminatore.

Në Maqedoninë e Veriut, u luajt sfida KF Shkupi-Llapi ku vendasit arritën të fitonin dhe të dominonin ekipin nga Kosova me rezultatin 2-0. Një sukses i tillë, i jep një avantazh të madh ekipit maqedonas që siguroi fitoren falë golave të Markoskit në 36’ dhe të Rwatubyaye në sekondat e fundit të ndeshjes.

Ndërkaq, një tjetër derbi shqiptar u luajt në raundin e parë të këtij kompeticioni ku KF Drita priti në “Fadil Vokrri” skuadrën shqiptare të Malit të Zi, Deçiç Tuzi ndaj të cilëve fitoi me shumë vështirësi 2-1.

Ajzeraj dhe Simonovsk ishin autorët e golave për ekipin dardan ndërsa për ekipin mik shënoi Camaj ndërkohë që Dresaj la Deçiç me 10 lojtarë në minutën e 80’.