Finalja/ Tugu: Anglia do e ketë të vështirë përballë Italisë, ka çaluar në ndeshje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Korrik 2021, 22:32
I ftuar në emisionin “Euro 2020” në RTV Ora, Xhoen Tugu, ka komentuar ndeshjen që do të luhet mes Anglisë dhe Italisë, ku njëra prej tyre do të dalë kampione e europianit.
Ai është shprehur se Anglia do e ketë të vështirë përballë Italisë, teksa shton se do të jetë një ndeshje që do ta luftojnë episodet.
"Italia ka vuajtur qoftë me Austrinë, qoftë me ndeshjen me Spanjën. Italia kishte probleme edhe me mbrojtjen. Mendoj se Anglia do e ketë disi më të vështirë, përballë Italisë. Anglia ka çaluar me ekipe që mbrojnë fort, një ndër to ka qenë Danimarka por edhe Skocia. Do të jetë një ndeshje që do ta luftojnë episodet, mendoj se do të jetë një ndeshje mjaft e luftuar."
