Ruço: U surprizova nga Danimarka e Çekia, Anglia e Italia e merituan finalen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Korrik 2021, 22:44
I ftuar në emisionin “Euro 2020” në RTV Ora, Edmond Ruço, ka komentuar ekipet gjatë kampionatit evropian.
Ruço është shprehur se ekipe surprizë kanë qenë Danimarka dhe Çekia, ndërkohë përsa i përket Anglisë dhe Italisë, sipas tij janë ekipe që e kanë merituar që të kalojnë në finale.
"Surprizat për mua kanë qenë Çekia dhe Danimarka deri diku, por prapë treguan se janë skuadra që kanë limite, por megjithatë e treguan veten e se kanë ngritur shumë futbollin e tyre, ndërsa dy finalistet kanë pasur holculacione gjatë gjithë rrugës, Anglinë e karakterizon potenca, futbolli i fortë. Italia është pak më e maturuar, disi më smart, por megjithatë ka lënë për të dëshiruar, ka bërë ndeshje të mira e jo të mira. Të dy ekipet e kanë merituar finalen."
