Priten ndryshime të reja në Policinë e Shtetit, Ardi Veliu thërret në takim shefat e komisariateve

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu mblodhi këtë mëngjes  drejtuesit e lartë të policisë në vend, në ditë pas takimit me kryeministrin Rama.

Për rreth një orë është diskutuar për ristrukturimin e policisë, ndërsa burimet bëjnë me dije se të tjera ndryshime pritet të përfshijnë kupolën drejtuese edhe në nivel lokal. 

Pas lëvizjeve të ndërmarra në drejtoritë e qarqeve, Ardi Veliu do të ristrukturojë dhe komisariatet.

Kjo është mbledhja e dytë që Veliu organizon me vartësit në harkun kohor të 1 muaji.

Një ditë më parë në takimin me drejtuesit  e rendit dhe ministrin e Brendshëm, kreu i qeverisë kërkoi pastrimin e bregdetit nga ndërtimet, barazi për të gjithë dhe policë që të njohin ligjet, ndëshkimin e dhunës në familje por dhe në kontrollin e qarkullimit.