Gjenden dy fole të breshkave Caretta Caretta në Peizazhin e Mbrojtur Vjosë-Nartë

Mëngjesin e sotëm në Peizazhin e Mbrojtur Vjosë- Nartë, janë gjetur dy fole të tjera të breshkave të detit Caretta caretta.

Specialistët bëjnë me dije se prezenca e folezimeve të shumta në këtë zonë, është një dëshmi e nisjes së folezimeve të breshkave të detit edhe në Shqipëri, tashmë jo vetëm me raste sporadike.

Po ashtu, kërkohet bashkëpunimin duke mos e aksesuar zonën me mjete motorike, të cilat pengojnë zhvillimin e tyre.

''Dy fole të tjera të breshkave të detit (Caretta caretta) u gjetën këtë mëngjes në Peizazhin e Mbrojtur Vjosë- Nartë. Prezenca e folezimeve të shumta në këtë zonë, është një dëshmi e nisjes së folezimeve të breshkave të detit edhe në Shqipëri, tashmë jo vetëm me raste sporadike! Duke falenderuar grupin monitorues Artion Seferi dhe Genard Fegaj për punën e realizuar, kërkojmë bashkëpunimin tuaj duke mos e aksesuar zonën me mjete motorike, të cilat pengojnë zhvillimin e tyre.''

Gjenden dy fole të breshkave Caretta Caretta në Peizazhin e Mbrojtur