Ndeshja Angli- Itali/ Daiu: Finale e madhe, dy kombëtaret kanë cilësi fizike dhe teknike

Në një lidhje me “Skype” në emisionin “Sport Magazinë” në Ora News, Përparim Daiu, ka komentuar pjesëmarrjen e femrave në stadium.

Ai thotë se femra me praninë e saj është gjithçka, e ndërkohë për është shprehur se ndeshja e së dielës mes Italisë dhe Anglisë do të jetë një finale e madhe.

Ai thotë se të dy skuadrat kanë cilësi, teknike por edhe fizike.

"Prania e femrës, kudo, si në klube si në stadium është pjesa e bukurisë, pjesa e butësisë, pjesa e adrenalinës, femra është gjithçka me praninë e saj. Është një finale me të vërtetë e madhe, një finale dy kombëtareve që kanë stile të kundërta por kanë një emër të madh në futbollin botëror, për shkak se Italia është në avantazh me kupat europiane, por megjithatë Anglia ka qenë gjithmonë potencial gjithmonë. Janë dy kombëtare kanë cilësi si nga ana teknike ashtu edhe nga ana fizike."