Anglia në finale/ Cenolli: Ndeshje e vështirë, penalltia ishte e dyshimtë
Në një lidhje me “Skype” për emisionin Sport Magazinë, në Ora Neës, Mario Cenolli, nga Londra ka komentuar ndeshjen mes Anglisë dhe Danimarkës, ku kjo e fundit u eleminua nga kampionati evropian.
Ai tha se anglezët presin që të fitojnë edhe finale, ndërkohë shtoi se ndeshja dje ishte shumë e vështirë.
Ndreca: Anglia mund të fitojë kampionatin evropian
8 Korrik, 17:24
“Sot njerëzit, janë zgjuar, janë të gjithë të kënaqur, mezi presin të vijë e diel për finale, dhe shumë nga ato besojnë se do e fitojnë këtë ndeshje. Anglia vjen si favorite në këtë ndeshje.
Ndeshja dje ishte e vështirë për anglezët dhe me gjithë kualitetet që ekipi anglezë ka, e pati të vështirë të çante danezët. Ajo penalltia e djeshme ishte pak e dyshimtë, vetë opinionistët anglezë thonë se janë me fat. Anglia nuk loz më si para disa vitesh ato lozin një futboll evropian, ka ndryshuar edhe vetë mentaliteti anglezë.”

