Tani është zyrtare, nuk do të ketë spektatorë në Lojërat Olimpike të Tokyos
Vetëm disa orë pasi u shpall gjendja e jashtëzakonshme në Tokyo, Komiteti Organizativ i Lojërave Olimpike, vendosi që eventi i madh të zhvillohet pa tifozë në impiante.
Në një mbledhje të dy javëve më parë pati një lajm të mirë ku do të lejoheshin një numër i kufizuar, madje u reduktua numri nga 10 mijë të pranishëm der në 5 mijë por sot u vendos masa e fundit, ajo për të mos lejuar asnjë tifozë në impiantet ku do të zhvillohen eventet.
Ministrja për Lojërat Olimpike, Tamayo Marukawa konfirmoi ndryshimin e vendimit dhe kjo vjen për shkak të përkeqësimit të situates nga koronavirusi ku prej kohësh në Tokyo dhe shumë qytete japoneze, numri i qytetarëve me Covid-19 po rritet.
Edhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, CIO pranoi vendimin që gjithsesi nuk do të zbehë shpresat se Lojërat Olimpike të kenë sukses pa tifozë kur kujtojmë që Copa America në Brazil po zhvillohet pa tifozë.
