Finalja “Euro 2020”/ Kasemi: Italia skuadër shumë e mirë, do fitojë 1:0 përballë Anglisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Korrik 2021, 18:02
E ftuar në emisionin “Sport Magazinë” në Ora Neës, moderatorja Livia Kasemi, është shprehur se Italia, e cila do të jetë në finale me Anglinë ka ndryshuar, dhe sipas saj për këtë meritat i ka trajneri Roberto Mancini.
Më tej ajo shprehet se ndeshjen do e fitojë Italia, dhe rezultati do të jetë 1:0.
“Italia nuk ka ndryshuar pak për shkak të Robertos, nuk është se ka ndonjë yll në skuadër, por ka një skuadër shumë të mirë, të organizuar dhe na ka dhënë atë adrenalinën. Mendoj se kamiponatin do e fitojë Italia dhe do dalin 1;0.”
