Ndreca: Anglia mund të fitojë kampionatin evropian

I ftuar në emisionin “Sport Magazinë” në Ora News, Klaudio Ndreca, ka komentuar ndeshjen mes Danimarkës dhe Anglisë, ku kjo e fundit kaloi në finale.

Ndreca është shprehur se Anglia po jep atë imazhin që mund ta fitojë kampionatin evropian.

"Anglia më ka habitur dhe dalëngadalë po më jep atë imazhin që mund ta fitojë këtë evropian, Anglia më bind si ekip, duke nisur nga pjesa e mbrojtjes, me mes fushën e saj, por edhe me krahun. Anglia i ka të gjithë komponentët e duhur, dhe mund të jetë ekipi që mund të triumfojë në finale."