Anglia në finale/ Patushi: Bëri një lojë të dobët, por fituesi nuk gjykohet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Korrik 2021, 00:02
I ftuar në emisionin “Euro 2020” në RTV Ora, Saimir Patushi ka komentuar ndeshjen Danimarkë- Angli, ku kjo e fundit, ka kaluar në finale dhe do të jetë përballë me Italinë.
Sipas Patushit, Anglia bëri një lojë të dobët, por mgjithatë fituesi nuk gjykohet.
"Nuk e mendoja për hirë të së vërtetës,s e duke parë një Angli pak më të privilegjuar sesa Danimarka, faktori fushë, faktori publik, mund të themi të gjithë faktorët ishin në krah të Anglisë, mund të themi se ka qenë ndeshja më e dobët e anglezëve, por rezultatit të lë të mendosh atë që fituesi nuk gjykohet, sepse pas 55 vjetësh është në finale. Fati sot anonte më shumë te Anglia. Besoj se do të jetë një finale spektakolare."
