Zjarr në Pyllin e Sodës, zjarrfikësja lokalizon flakët
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 8 Korrik 2021, 17:44
Pylli i Sodës në Vlorë është përfshirë nga zjarri këtë pasdite. Për pasojë flakët kanë djegur disa shkurre dhe pemë të thara.
Ndërhyrja në kohë e zjarrfikëses ka bërë që zjarri të lokalizohet dhe të parandalohet përhapja më tej e tij duke shmangur jo vetëm djegien e pyllit por edhe të lokaleve dhe restoranteve përreth.

