"Na ka dalë garant Fatosi" Përgjimet e SPAK/ Si u përpoqën të akuzuarit të ndikonin në KPP
Në dosjen e siguruar nga Ora News lidhur me përgjimet e SPAK kundrejt të arrestuarve në bashkinë e Lushnjes për tenderin e rehabilitimit të një kanali ujitës dëshmohen bisedat lidhur e ndërhyrje në tender nga të akuzuarit.
Në një bisedë të zhvilluar në datë 23 shtator 2020, mes shtetasit Bujar Murati, administrator i firmës fituese të prokurimit dhe Ibrahim Lamit diskutohet për ankesën në KPP që është bërë nga kompania tjetër pjesëmarrëse në tender.
Ibrahim Lami në bazë të përgjimeve rezulton person me lidhje shoqërore me ish-kryebashkiakun Fatos Tushe dhe Flamur Peqini, drejtor i ndërmarrjes publikë në bashki.
Në një bisedë të datës 30 shtator 2020 kryebashkiaku Fatos Tushe dhe shtetasit Ibrahim Lami, duke konfirmuar një takim mes tyre në hotel "Sheraton"ku kanë darkuar së bashku.
Aktet konfirmojnë se kampania BOE shpk dhe Bahas shpk kanë ushtruar ankimim pranë KPP. Për këtë arsye Fatosh Tushe dhe Ibrahim Lami zhvillojnë një bisedë më 5 tetor 2020, kur kërkohet prej Tushes që Ibrahimi të ndërhyrë për ta mbyllur këtë problem.
Lami: Ai mi nisi mua Genti ma nisi mua... ai plehra kishte bërë ankesë atje.
Tushe: Po e di mo atë plehrën, po shiko takoje atë njëherë, ti thotë T... ta mbyllë këtë punë tre-katër ditësh.
Lami: Ja ti them B... tashi, tashi direkt sa të shkoj tashi.
Rezulton se në bazë të dokumentacioni të datës 8 tetor 2020 nga KPK mbi ankesën e paraqitur nga firma BOE Avdyli shpk është kërkuar informacion nga ndërmarrja e pasurive publike.
I vënë në dijeni për këtë fakt është Flamur Peqini më datë 12 tetor 2020, i cili kontakton me Ibrahim Lamin nga numri i telefonit të shoferit të tij, duke kërkuar ndërhyrje në KPP.
Peqini: Alo Braçe, jam Flamuri se po flas ne telefoni i jonit.
Lami: Ca bërë ti mirë si ke qenë..
Peqini: Bëj naj kështu se erdhi nga komisioni ajo letra, e kanë çuar në komision ata. Bëj ndonjë ndërhyrje matanë, ku do kapësh kë do, i thuaj njëherë shefit...
Lami: Ja të flas me shefin pasdite.
Peqini: E fol se për 5 ditë duan gjithë letrat ata atje, komisioni i ankesave. Fol njëherë dhe merr konfirmim nesër pastaj këtej.
Lami: Ja të flas një herë me B.
Peqini: E të kapin ndonjë nga gocat aje, se ishin ja dy-tre, një gocë drejtoreshë.
Lami: Po emrin si e kishte?
Peqini: Po ja ta shikoj njëherë se e kam tek zyra dhe të marr përsëri tek telefoni i Jonit...
Në një bisedë tjetër të regjistruar në datë 21 janar 2021, mes Bujar Muratit dhe Endrit Myrtajt, njoftohet se punimet po kryhen nga Ibrahim Lami.
Endriti gjatë bisedës i prezantohet si një supervizor i Ibrahim Lamit dhe e njofton se ka sjellë disa letra për të firmosur lidhur me kanalin e Lushnjes.
Murati: Alo
Endriti: Si kalove... jam Endriti, supervizori i Braçes.
Murati: Po çkemi?
Endriti: Kam për të firmosur ca letra të Braçes, të kanalit të Lushnjes, përfundim pune.
Murati: Te zyra ime i ke robt.
Endriti: Po zyrën ku e keni juve?
Murati: I kam këtu mbrapa Mondialit se ka vulë te zyra se unë nuk jam aty, ti firmosin të gjitha ata pa merak..
Ndërkohë, policia gjyqësore e ngarkuar me këtë hetim, njoftohet se ka sekuestruar dokumentacionin e tenderit për rehabilitimin e kanalit ujitës.
Të hetuarit e këtij procedimi, pasi vihen në dijeni të këtij fakti, shfaqen të shqetësuar.
Në bisedën e zhvilluar në 20 janar 2021 mes Fatos Tushes dhe Ibrahim Lamit, palët diskutojnë rreth arritjes së SPAK-ut dhe vendosnin e flasin në Whatsapp, duke pasur frikë nga ndonjë përgjim.
Lami: Hë mo si ke qenë, ç bën nga shtëpia, vetë?
Tushe: Hiç mo ja mirë ja erdha në shtëpi, ti ç bën?
Tushe: Po ça është kjo?
Lami: Mirë kryetar të mora për qejf.
Tushe: Po unë po të nisja më vonë diçka ta shikoje vetë, ai muhabeti që bërë unë atëherë për Avdylin, që edhe se ç'paska ardhur dikush nga SPAK dhe kërkonkan dosjen ata, po do të nis diçka unë dhe flasim të Whatsapp.
Në lidhje me këtë prokurim rezulton se disa punonjës të baskive që kanë marrë pjesë në të, janë thirrur për tu pyetur nga organi procedues.
Në një bisedë të datës 8 shkurt 2021 e hetuara Blerta Turku, juriste në ndërmarrjen e pasurisë publike në bashki, komunikon me SMS me një person tjetër, të cilin e njofton se dosja u mor dhe ata do të merren në pyetje.
Turku: Ua do të marrin në pyetje ata të SPAK-ut dhe e di si jam bërë.
Personi: Ca thua ti, për çfarë?
Turku: Për atë dosjes që morën, e di si jam bërë, se vetëm ne që keni vendosur kriteret na pyesin. Ua do të na marri SPAK në pyetje.
Në një bisedë në datë 8 shkurt, e hetuara Belrata Turku konfirmon emrat e personave që janë thirrur për tu pyetur nga SPAK dhe njofton rreth asaj që do të thuhet në SPAK ata që kanë bërë 20 herë mbledhje.
Drejtori ju ka thënë që të mos shqetësohen dhe të mos diskutojnë për problemin me familjarët. Sipas Blertës për të ta garant ka dalë Fatos Tushe.
Turku: Është një polic që ka sjellë shkresën si persona që mund të kenë dijeni.
Personi: Kush do të pyetet tjetër?
Turku: Unë Ilva dhe inxhinieri.
Personi: Po ajo çne?
Turku: Është njësi ajo.
Turku: Po për atëherë duhet të shkoj në Tiranë.
Personi: Ti?
Turku: Ne të re, që na ka thirrur si persona që mund të kenë dijeni, të mërkurën në orën 11, te SPAK-u. Mua thjeshtë nuk më vjen mirë, po s'kam bërë asgjë, jam e qetë për punën që kam bërë.
Personi: Ajo ka rëndësi, habitem çne që ju ngeli vetëm ju përgjegjësia.
Turku: Ne nuk jemi në hetim, jemi si persona që mund të kenë dijeni, prandaj thirrën ata që mund të kenë qenë nën përgjim.
Personi: Ashtu po, po për dijeni për çfarë se nuk dihet se për çfarë ju pyesin atje më kupton.
Turku: Thanë mos ki merak, mos diskutoni as me familjen thanë mos të shqetësohen kot.
Personi: Kush tha kështu.
Turku: Dr dhe ai miku jot.
Personi: Epo mirë.
Turku: Na kanë bërë 20 herë mbledhje gjoja se çfarë do të themi atje.
Turku: Ajo tha unë si kam thënë se do të bëhen merak, i thashë unë pse e ke më mirë ta marrin vesh nga të tjerët, se të mërkurën e kam për të shkuar unë, inxhinieri dhe ajo, se neve na ka dalë Fatosi garant.
