Sarandë/ Këputja e telave të energjisë shkakton zjarr në Turizëm - Kanal i Çukës

Këputja e telave të energjisë elektrike në një shtylle, në Turizëm - Kanal i Çukës, Sarandë ka shkaktuar zjarr.

Vetëm pak metër mbi hotelet janë djegur sipërfaqe me shkurre.

Telat e energjisë elektrike në të gjithë këtë zonë janë pak metër mbi tokë, duke rrezikuar jetën e banorëve dhe turistëve.

Është dashur ndërhyrja e Shërbimit të Zjarrfikës  për shuarjen e flakëve.