Levan-Tepelenë, makina përfundon e përmbysur në kanal, shpëton mrekullisht shoferi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Korrik 2021, 12:35
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Levan-Tepelenë, pranë fshatit Kashisht.
Një automjet për shkak te shpejtësisë tej normave te lejuara ka dalë nga rruga duke përfunduar ne kanalin anësor të rrugës.
Automjeti është përmbysur teksa ka përfunduar në kanal, por fatmirësisht shoferi ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Ai udhëtonte vetëm dhe si pasojë e aksidentit ka pasur vetëm dëme materiale në makinë.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po zbardh dinamikën e ngjarjes.

