Gjirokastër, 200 euro për person, prangoset 23-vjeçari që po transportonte emigrantë të paligjshëm

Goditet një tjetër rast i tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit në Gjirokastër.         

Është vënë në pranga një 23-vjeçar i cili u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit. 

Po ashtu është sekuestruar një automjet dhe një aparat celular në zotërim të të riut, i lci po transportonte 6 emigrantë të paligjshëm.  

''Nga shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër dhe shërbimet e FRONTEX-it, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative u arrestua në flagrancë shtetasi R. Ç., 23 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër. Shtetasi R. Ç. u kap në fshatin Lazarat, duke transportuar me automjetin tip "Audi", 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 250 euro për person. Gjithashtu, ky shtetas ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" të vendosur nga Gjykata, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.'' - njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.