Porti i Durrësit, vendi i preferuar i trafikatëve, Softa: Hetim të thelluar punonjësve

Sasi të mëdha të kokainës u kapën në portin e Durrësit muajve të fundit. Ekspertët e sigurisë thonë se trafikantët përdorin portin pasi e kanë më të lehtë kurruptimin e punonjësve të tij. Për këtë arsye një nga mënyrat e parandalimit është hetimi i thelluar për çdo punonjës i cili ka detyra në port.

Porti i qytetit të Durrësit shpesh herë ka qrnë temë e diskutimeve për sa i përket zbulimit të lëndëve narkotike.  

Vetëm në muajt e fundit janë konstatuar më shumë se 500 kg kokainë.

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, njëherësh edhe ish- drejtues policie, shprehet se trafikantët përdorin portin pasi e shohin si vendin më të përshtatshëm dhe që u jep garanci për kalimin  e kokainës.

"Gjithmonë Durrësi ka pasur probleme, qoftë me policinë kufitare, qoftë me administrimin e vetë portit të Durrësit.Gjithmonë është përdorur nga rrugëtarët e kalimit të drogës sepse kanë pasur elementë sigurie më shumë. Rastet e kapjes së drogës, sidomos në sasi të jashtëzakonshme kanë qenë si rrjedhojë jo vetëm e punës së policisë së shtetit por kryesisht të faktorit ndërkombëtar".

Po ashtu Softa vuri theksin tek punonjësit e portit teksa tha se edhe për ta duhet të këtë një hetim të thelluar pasi është shtresa e cila përdoret nga trafikantët.

"Të gjithë duhet të rikontrollohen, të skedohen. Në njëfarë mënyrë policë janë se ka të bëjë me sigurinë. Të gjithë këta njerëz duhet të jenë të hetuar në kuptimin e pastërtisë së figurës, origjinës dhe lidhjeve të tyre dhe duhet të jenë nën vëzhgim. Duhet të jenë krenar që punojnë në një port të tillë. Nuk mund të shkojë kushdo që paguan lekët apo infiltrohet për të ndihmuar."

Për ta krahasuar vendin tonë më të rajonit, ish-eksperti tha se Shqipëria konsiderohet pikë kyçe edhe për shkak të afërsisë me vendet fqinje, të cilët njihen si problematike për sa i përket trafikimit të drogës.

"Destinacioni është Durrësi se në Shqipëri po hyn baza më e madhe e drogës, e laboratorëve për përpunimin e drogës dhe kalimit tranzit. Shqipëria është zgjedhur edhe për shkak të pozicionit që ka, afërsia me Italinë për ta përdorur si vend tranzit. Ose kalimi në rrugë tokësore që është Mali i Zi, Kosova dhe vende të tjera me destinacion Holandën apo vende të tjera ku ata e trafikojnë drogën."

Vetëm në muajt e fundit në Durrës janë konstatuar më shumë se 700 kg kokainë.

Sasia më e madhe e kapur e kokainës është ajo e 2018 në pronësi të Arbër Çekaj, i cili kishte sjellë drogën nga Ekuadori.