Krizë mbetjesh në Durrës dhe Kavajë, banorët: Është një katastrofë!

Durrësi vijon të përballet me një situatë të rënduar përsa i përket mbetjeve urbane.

Mbeturinat u hoqën nga qendra falë një kontrate me landfilldin e Sharrës, por periferia mbetet në një situatë alarmante.

Banorët e Porto Romanos, thonë se jo vetëm prej gati një muaji askush nuk ka ardhur për të pastruar mbetjet.

"Një muaj pa hequr mbeturinat s'ka bërë vaki ndonjëherë."

"Kjo është një fatkeqësi e madhe për ne si banorë dhe për shtetin që na drejton."

Ata shprehen se janë ankuar në disa institucione të cilat janë në dijeni të situatës por nuk ka pasur kurrë zgjidhje.

"Kemi shkuar te higjiena, kemi shkuar te prefektura kemi bërë gjithë ato debate. Nuk përgjigjet askush se ka banorë këtu."

Ata kërkojnë të gjendet një rrugëdalje.

"Mbeturinat që po na i sjellin këtu."

"Si do jetojmë ne këtu. Ne shkojmë ankohemi nuk an dëgjon njeri, shyqyr që jeni ju gazetarët, faleminderit që na i çoni zërin se këtu është një katastrofë."

Ndërkohë kriza e mbetjeve ka gjunjëzuar edhe Bashkinë e Kavajës.

Këto pamje vijnë nga Kaziasi, një zonë mes plazhit të Gjeneralit dhe të Spillesë.

Në mes të sezonit turistik mbetjet këtu po digjen.

Ky vendgrumbullim mbetjesh është ilegal ndërsa situata duket se nuk po shqetëson institucionin e Bashksë së Kavajës dhe drejtoritë në varësi.