Solidaritet me mjekët e arrestuar, bluzat e bardha të Traumës: Siç thotë Kryeministri, fajin e ka sistemi jo individi

Mjekët e Spitalit të Traumës kanë dalë në një tubim përpara këtij institucioni për tu solidarizuar me rastin e kolegëve të tyre të arrestuar pak ditë më parë. Thonë se ata nuk janë persona të rrezikshëm dhe se hetimi për ta mund të kryhet në gjendje të lirë. Duke ju referuar Kryeministrit, mjekët shprehen se fajin e ka sistemi jo individi.

Nga ora 09:00 deri në 10:00 oborri i spitalit të Traumës u mbush me bluzat e bardha.

Mjekët u mblodhën në shenjë simbolike për dy kolegët e tyre të arrestuar për rastin e Velipojës.

Nuk u ndërpre në asnjë cast dhënia e shërbimit për pacientët, pasi në shërbim ishin kolegët e tyre.

Arrestimin e Ervin Sulajt dhe Serdi Meminit, e konsiderojnë të padrejtë,me argumentin se ata nuk përbëjnë rrezik shoqëror.

Megjithatë bëjnë te ditur se  nuk janë palë me asnjë rast abuziv.

"Kjo sindikatë distancohet nga çdolloj veprimi abuziv dhe korruptiv që mund të kryhet në emër të dhënies së shërbimit shëndetësore. Nuk mund të lejoj që bluzat e bardha të cilët shpëtojnë jetën e njerëzve të trajtohen njësoj si kriminelët të cilët e marrin jetën," tha mjeku.

Kjo çështje zgjidhet me autonomi spitalore, ose ligjërim te bashkisheve.

"Duhet autonomi spitalore dhe duhet zgjidhje në sistem. Problem është sistemi. Këto para të paguehn te recepsioni dhe doktorët të paguhen ekzakt kaq lek sa marrim sot, pro me taksa, me tatime gjithçka formale," tha mjeku.

Në këto kushte, kolegët e Sulajt dhe Meminit duke shprehur solidaritet për ta, thonë se nuk ndihen të qetë të punojnë.

"Ne jemi tepër të indijuar se vetëm kur e mendojmë kolegun tonë aty ne stresohemi," tha mjekja.

"Mjekët i kemi ndër mjekët më të mirë dhe nuk hapin sytë tek korrupsioni. Në bazë të parë kanë pacientin," thotë mjekja.


Nëse kjo situatë nuk merr zgjidhje atëherë do të ndiqen rrugë të tjera, qoftë ligjore, qoftë të përshkallëzimit të protestave.