Qytetarët e Elbasanit duhet të paguajnë për parkimin, prej 6 korrikut u vendos tarifa 50 lekë për 1 orë

Që nga data 6 korrik 11 rrugë të qytetit të Elbasanit do të bëhen me pagesë, për të gjithë shoferët që duan të parkojnë makinën.

50 lekë për orë do të jetë tarifa e vendosur nga Këshilli Bashkiak.

Vendosja e pagesës për parkimet në hapësirat publike, për qytetarët e Elbasanit shihet si jo koherente në raport me situatën e krijuar nga pandemia “Covid-19”.

"Jam kundër parkimit me pagesë, për arsye se çfarë po mirëmbahet në këtë qytet që ne të paguajmë dhe për parking? Në të gjitha po na marrin. Në lagjen ku jetoj unë si mund të kem parking me pagesë kur akoma duhen çizme. Jetojmë në qytet, jemi në vitin 2021," thotë qytetari.

Zyrtarë të Bashkisë kanë thënë se për kategori të veçanta, do të ketë edhe ulje të çmimeve ose përjashtim nga tarifa e parkingut.

"Invalidët, personat që trajtohen me ndihmë ekonomike. Për rezidentët nuk do të ketë këtë lloj pagese, po të shihni në qytet kemi filluar të vendosim edhe tabelat për parkim rezidencial për pallatet. Me 1500 lekë të reja për gjithë vitin qytetarët..."

Ajo që është ende e paqartë është se si do të mblidhen te ardhurat nga parkingjet, pasi nuk ka një plan veprimi të qartë.

Pas Tiranës dhe Korçës, Elbasani është bashkia e tretë në vend që aplikon parkimin publik me pagesë në vendin tonë.